E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LSI paralajmëron protesta të forta, Vasili në Fax News: Në forma të ndryshme dhe sipas rrethanave
Lajme

LSI paralajmëron protesta të forta, Vasili në Fax News: Në forma të ndryshme dhe sipas rrethanave

Petrit Vasili, Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së ka paralajmëruar protesta të forta.

Sipas Vasilir protestat do të jenë të formave të ndryshme dhe në bazë të rrethanave.

“Një qeverisje e përgjegjshme rikthen shpresën për punësim. Opozita në këto momente është më e qartë se kurrë. Ju po e shikoni vetë se shumë lajme prodhohen nga opozita pasi pëbëjnë ngjarje të rëndësishme, ndodhi aktuale.

Ka një disbalancë sociale pasi mjerimi është future në çdo familje shqip[tare.

Qeveria nuk flet më për asnjë lloj investimi, Kryeministri ka dekurajuar investimet.

Synimi kryesor i protestave është që qindra milionë shqiptarë të bashkohën për t’i kthyer përgjigje këtij shteti, që po qeveriset në një mënyrë shumë të ligë.

Do të ketë protesta të forta, të formave të ndryshme dhe sipas rrethanave.

Një qeverisje e përgjegjshme rikthen shpresën për punësim,”- tha Vasili.

Përsa i përket kallëzimit të Kryeministrit në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhje, Vasili u shpreh se do të japë llogari para kryeprokurorisë.

“Nëse e mbani mend ka kërkuar dhe falje, pasi Rama veshi policinë me uniformat e Rilindjes, e la Shqipërinë pa polici, e bëri njësh me krimin.

Por kjo nuk mbaron me kaq, do të dalë para Prokurorisë të japë llogari, madje kjo çështje do të tregojë dhe paanshmërinë e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.”- përfundoi Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.