Luan Rama: Opozita nuk mund të klonohet, nuk ka zgjedhje pa të
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, live në emisionit “Opinion”e Fevziut konfirmoi edhe një herë se LSI është për një qeveri besimi dhe zgjedhje me opozitën është një qëndrim parimor dhe kushtetues njëkohësisht.
Sipas tij, Levizja e Dhjetorit e vitit ’90 përmbysi një regjim pa zgjedhje për të shkuar dhe instaluar një sistem demokratik dhe me zgjedhje.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse populli mund të votojë një opozitë tjetër sic edhe thote Kryeministri Rama?
Luan Rama theksoi se opozita nuk mund të klonohet, pikërisht për shkak të faktorizimit që i bën populli me votën e vet.
Ai tha se opozita për të hyrë në zgjedhje, kërkon garanci që zgjedhjet do të jenë demokratike dhe në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



