E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luana: Jam me  fat që të kam  lali Eri…
Politikë

Luana: Jam me fat që të kam lali Eri…

Prezantuesja Luana Vjollca ka nisur të lobojë në rrjetet sociale shumë pak kohë para zgjedhjeve vendore për kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, i cili do të garojë për një mandat të dytë.

E themi këtë, pasi Luana Vjollca ka publikuar në ‘’Insta Storyn’’ e saj disa foto, në të cilën shikohet se është me Erion Veliaj gjatë një interviste që është realizuar disa vite më parë.


Krahas këtyre fotove ajo ka shkruar:

Një nga intervistat më të bukura që kam realizuar. Pa skenar, me shumë origjinalitet! Tek tarraca e Bashkisë së Tiranës me Erion Veliaj, si sot tre vjet më parë. Me fat që te kemi lali Eri.’’

Natyrisht pas gjithë kësaj lind pyetja a është etike që një figurë e njohur të lobojë për një kandidat vetëm, pak muaj para zgjedhjeve? Po të rinjtë që do të votojnë këtë vit për herë të parë a mund të ndikohen nga Luana Vjollca duke qenë se e shikojnë atë si idhull?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.