E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luana u bën ftesë fansave, reagon me koment i dashuri
Publik News

Luana u bën ftesë fansave, reagon me koment i dashuri

Ndërsa u përfol se Luana Vjollca i kishte dhënë fund lidhjes së saj me Krenar Çoçajn, dyshja ka vendosur të vërtetojë vetë të kundërtën.

Fillimisht çifti u fotografua rreth dy javë më parë në zonën “Kodra e Diellit”, ndërsa tani thanë hapur se ndodhen me pushime në Milano.

Nga atje, moderatorja ka publikuar këtë foto, ku shihet në një lokal dhe fton ndjekësit ta shoqërojnë duke shkruar: “Hej, patate me mua?”.

Por në fakt ftesa e saj ka marrë përgjigje nga i dashuri Krenari, i cili i komenton:

“Nuk ka mbetur asnjë! Mos fto njerëz kot!”.

Duket sikur ka dashur që të gjithë ta marrin vesh se ka qenë ai personi, që e shoqëronte në tavolinë dhe në udhëtim.

Komentit të tij, Luana iu përgjigj se ishte ai “fajtori”: “Llupës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.