E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja: Edi Rama po  kap të gjitha institucionet
Lajme

Lubonja: Edi Rama po kap të gjitha institucionet

Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 për të komentuar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi.

Sipas Lubonjës, Ajazi ishte një njeri mjaft i rëndësishëm dhe nuk duhet të ishte larguar në këtë moment, kur ka plasur skandali Tahiri. Lubonja tha se Ajazi duhet të sqarojë arsyet e dorëheqjes së tij.

“Ka përgjegjësi për punën. Opozita duhet t’i kërkojë Visho Ajazit shpjegime për largimin e tij. Mund të ketë patur presion për largimin e Ajazit. Nëse Visho Ajazi nuk ka informuar për bandat, duhet të japë shpjegime.”

Lubonja tha se Ajazi konsiderohet si një njeri i Sali Berishës dhe kjo mund të jetë arsyeja e largimit të tij. Sipas Lubonjës ka një përpjekje të Edi Ramës për kapjen e të gjitha institucioneve.

“Visho Ajazi konsiderohet si njeri i Berishës, dhe jemi në kapjen e institucioneve nga Edi Rama, tendeca e dukshme e Ramës për të kontrolluar të gjitha institucionet, për të zezën tonë dhe të tijën”.

Lidhur me propozimin e drejtorit teë ri , Lubonja tha se nëse Ajazi është larguar për paaftësi, atëherë edhe zv drejtori duhet të largohet sepse kjo tregon se institucioni nuk ka funksionuar.

“Nuk e njoh [drejtorin e ri], por nëse ikën Visho Ajazi për paaftësi, atëherë duhet të largohet edhe zëvendësi. Vihet në dyshim i gjithë institucioni.”

Lubonja tha se nuk është pozitiv fakti se drejtori i ri i SHISH ka ndërruar emrin, por në Shqipëri “të gjithë këtë punë bëjnë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.