Lubonja: Mbrojtja e “Bankers” nga Lu, dhe vila e Vlahutin, mesazhe të gabuara
Analisti Fatos Lubonja, ka folur për dy raste që tregojnë kompromentimin e ambasadorëve në Shqipëri, konkretisht mbrojtja që ambasadori Lu i bëri kompanisë “Bankers” kur ajo hetohej nga prokurria dhe blerja e residencës së BE-së në një kompleks të izoluar, ku jetojnë oligarkët shqiptarë.
“Për mua është mesazh i gabuar, politik, moral dhe etik, të mbështetet Bankersi me atë çfarë po bën. Prokuroria shqiptare duehej lënë të hetonte. Për mua është e papranueshme që BE-ja, e cila kërkon të na ndërtojë shtetin e së drejtës, e fut ambasadën e vetë, në një vend ku është futur e gjithë oligarkia shqiptare, të gjithë njerëzit që janë rrethuar me një mur, si mur burgu. Këto quhen “gated communities” dhe nuk ka në Evropë të tilla. Ambasadorja fut simbolin e Evropës atje, që krijon një polarizimi të madh. Këto janë dy akte kompromentuese.”, u shpreh Lubonja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



