Ludjan Zaimi drejt gjykimit
Vrau kolegun me 7 plumba në komisariatin 3
Prokuroria ka mbyllur hetimet Ludjan Zaimin, efektivin që vrau brenda komisariatit kolegun e tij Çaush Saliasin dhe ka dërguar çështjen në Gjykatë.
Zaimi akuzohet për vrasje me dashje dhe nuk përfiton gjykim të shkurtuar.
Kujtojmë se mbrëmjen e 23 Majit, Ludjan Zaimi pas një debate banal qëlloi me të paktën shtatë plumba kolegun e tij Çaush Saliasi në ambientet e komisariatit nr.3.
Gjykatësi Sokol Pasha ka kërkuar edhe një ekspertizë mjeko-ligjore të autorit, kjo pasi gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjetën anti-depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



