E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Lufta e diplomatëve’, Rusia mbyll konsullatën dhe dëbon 60 zyrtarë amerikanë
Lajme

‘Lufta e diplomatëve’, Rusia mbyll konsullatën dhe dëbon 60 zyrtarë amerikanë

Vjen përgjigja e Rusisë pas solidarizimit të Perëndimit me Britaninë e Madhe në dëbimin e diplomatëve rusë, si kundërpërgjigje për implikimin e Moskës në helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Mbretërinë e Bashkuar.

Të enjten, Rusia njoftoi dëbimin e 60 diplomatëve amerikane dhe mbylljen e konsullatës në Shën Peterburg.

Njoftimin e dha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se Rusia do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh si Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se masat e reagimit “do të jenë simetrike dhe madje edhe më shumë”.

Më shumë se 20 vende kanë dëbuar përfaqësues të inteligjencës ruse, pasi Britania e Madhe akuzoi haptazi Moskën për përfshirje në helmimin me agjent nervor të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në 4 mars.

Fushatës ju bashkua edhe Shqipëria, e cila pasi thirri ambasadorin rus në Tiranë. urdhëroi largimin nga Shqipëria të dy diplomatëve, sekretarin e parë dhe atasheut ushtarak.

Ambasadori reagoi pas këtij vendimi dhe kërkoi shpjegime se pse ishin bërë publikë emrat e diplomateve të dëbuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.