Lufta me flakët në Mirditë, plagoset efektivi i Forcave të Armatosura
Dërgohet me urgjencë drejt Traumës
Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë, teksa ishte angazhuar në terren për vënien nën kontroll të flakëve.
I lënduar ka mbetur 28-vjeçari Andrea Kaçi, i cili, sipas të dhënave paraprake, është rrëzuar nga një shkëmb gjatë ndërhyrjes.
Si pasojë e rënies, efektivi ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Burime bëjnë me dije se 28-vjeçari ndodhet në gjendje stabël dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur gjatë operacionit të forcave të angazhuara për përballimin e situatës së zjarreve në Mirditë, ku terreni i vështirë paraqet rrezik të shtuar për efektivët që po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



