E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta në Lindjen e Mesme/ Osmani: Nuk ka pushim të luftës për sa kohë ka pushtim territoresh
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Osmani: Nuk ka pushim të luftës për sa kohë ka pushtim territoresh

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani, në një lidhje me Skype me moderatorin Klevin Muka, tha se nuk ka pushim të luftës, për sa kohë ka pushtim territoresh në Lindjen e Mesme.

Osmani u shpreh se nëse Izraeli do të godasë Iranin, sidomos burimet e saj të energjisë, situata mund të shpërthejë akoma më keq. Ai u shpreh se zgjidhja është vetëm ajo me dy shtete të pavarura.

Kreshnik Osmani: Nuk ka qetësi nëse nuk largohet pushtuesi. Nëse nuk zgjidhet çështje me dy shtete të pavarura, lufta nuk do mbarojë. Nuk ka pushim të luftës, për sa kohë ka pushtim territoresh. Ndërkombëtarët duhet të gjejnë zgjidhje për këtë konflikt. Paqja në këtë moment thuajse është e pamundur në kushtet që jemi. Nëse Izraeli do të godasë Iranin, duke goditur energjinë, shkojmë në një luftë masive në Lindjen e Mesme, e cila nuk zgjidhet me armë bërthamore dhe nuk e lejon edhe Amerika këtë gjë, sepse ka hipoteza që edhe Irani ka armë bërthamore. Irani ka bërë marrëveshje për armë bërthamore me shtete si Rusia. Besoj se është vështirë të shkohet në këtë skenar, por nëse gjërat shkojnë tek bërthamorja, kemi marrë fund të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.