E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta në Siri, shtetet perëndimore sfidojnë Rusinë në OKB
Lajme

Lufta në Siri, shtetet perëndimore sfidojnë Rusinë në OKB

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara shtetet perëndimore  kanë sfiduar Rusinë duke kërkuar ripërtëritjen e misionit të OKB-së, i ngarkuar për të përcaktuar se kush ka kryer sulme me armë kimike në Siri.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe SHBA-së thanë se ata kanë “besim të plotë” në “profesionalizmin dhe pavarësinë” e Mekanizmit për Hetim të Përbashkët dhe kërkuan zgjatjen e mandatit të tij.

Duhet të theksojmë se kjo deklaratë  vjen pasi Rusia hodhi poshtë konstatimin e ekipit hetues të OKB-së se qeveria siriane qëndron prapa një sulmi me gaz sarin, i cili është kryer në muajin prill në qytetin Khan Sheikhon dhe ka lënë dhjetëra njerëz të vrarë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se Moska e kundërshton rezolutën e Perëndimit për vazhdimin e mandatit të ekipit të OKB-së edhe për 18 muaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.