E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lufta në Ukrainë, thirrja e Britanisë së Madhe për Kinën: Koha do ta tregojë
Bota

Lufta në Ukrainë, thirrja e Britanisë së Madhe për Kinën: Koha do ta tregojë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i ka bërë thirrje Kinës që të dënojë pushtimin rus në Ukrainë.

Në një intervistë për gazetën “Sunday Times”, Johnson tha se mbështetja e Rusisë është njësoj si zgjedhja e anës së gabuar në Luftën e Dytë Botërore.

“Me kalimin e kohës dhe sa më shumë që shtohen tmerret që po bën Rusia, mendoj se bëhet gjithmonë e më e vështirë dhe e sikletshme politikisht mosdënimi i pushtimit që po kryen Putini. Kam mendimin se Pekini po fillon ta mendojë edhe një herë nëse neutraliteti është zgjedhja e duhur”, tha Johson.

Kina nuk e ka dënuar ende Rusinë dhe ka pasur raportime se Moska madje i ka kërkuar ndihmë. Të premten, Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën se do të kishte pasoja nëse e jepte këtë ndihmë.

Të shtunën, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, e quajti qëndrimin që po mban Kina “objektiv dhe të drejtë”, duke shtuar se nuk do t’i përgjigjej presionit të jashtëm mbi këtë çështje.

“Koha do të tregojë se qëndrimi ynë është në anën e drejtë të historisë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.