E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Luftë” në Paris, policia ikën me vrap nga protestuesit
Bota

“Luftë” në Paris, policia ikën me vrap nga protestuesit

Edhe këtë të shtunë, si dy të tjerat paraardhëse, Parisit i është “vënë flaka” nga protesta e qytetarëve të vetëquajtur “Jelekët e Verdhë”.

Mijëra protestues kanë dalë në bulevardin “Champs Elysees” edhe një herë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimit të karburantit të propozuar nga presidenti Macron.

Protesta e sotme ka shënuar edhe përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe policisë, ku janë përdorur tymuese, gaz lotsjellës, gurë, shashka e gjithçka tjetër që e bën Parisin të duket sikur është në luftë civile.

Momenti kur protestuesit zmbrapsin forcat policore:

Për çfarë protestojnë saktësisht qytetarët francezë?

Macron, si masë për të ulur ndotjen e ajrit ka menduar që të rrisë çmimet e karburanteve dhe kjo do drejtonte njerëzit të mos përdornin dot makinat si shak i çmimit të lartë të furnizimit.
Në janar të këtij viti qeveria e Macron rriti me 7.6 centë naftëm dhe me 3.6 centë benzinë.
Ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë rritje edhe në vitin 2019 duke nisur që nga 1 janari. Nafta do rritet me 6.5 centë, ndërsa benzina me 2.9 centë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do sjellin protestat qytetare, ndërkohë që Macron është shprehur i prerë se nuk do të tërhiqet nga vendimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.