Luizi me Kiarën në Stamboll dhe “Kepi i Tundimeve”
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Luizi fitoi një udhëtim dhuratë për në Turqi, ku do kalojë muajin e mjaltit me Kiarën. Pas angazhimeve të shumta, çifti ka zgjedhur që të nisen sot për të shijuar pushimet.
Ka qenë Kiara, e cila pak më parë na ka zbuluar se ndodhen në aeroportin e Stambollit, ku më pas do shkojnë në Antalia për të kaluar muajin e mjaltit.
Kujtojmë që çifti ka fituar edhe një udhëtim në ishujt Maldive, ku do të shkojnë në tetor, siç ka treguar Luizi.
Moderatorja do të nisë atje regjistrimet për spektaklin “Kepi i Tundimeve”.

Kiara do të drejtojë këtë sezon spektaklin ndërsa ditë pas dite po zbulohen edhe konkurrentët që do të marrin pjesë.
Deri tani është zbuluar Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba me partneren e tij, ndërsa opinioniste do të jetë Monika Lubonja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



