Lukaku “përqafon” Interin, dalin detajet e marrëveshjes
Mungon vetëm zyrtarizimi. Romelu Lukaku do të jetë një futbollist i Interit. Sipas asaj që raportojnë të gjitha mediet italiane është arritur një marrëveshje 8 milionë euro + bonuse.
Këto shifra përputhen me ato që kërkon Chelsea, me Blutë e Londrës që dëshironin 10 milionë euro për huazimin.Sulmuesi belg ka qenë dëshirë e trajnerit Inzaghi. Kështu, Lukaku rikthehet te ekipi nga Milano pas një sezoni të vështirë nën drejtimin e Tomas Tuchel.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



