E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lukaku po dobësohet / Legjenda Ferdinand ia hedh fajin Ibrës
Sport

Lukaku po dobësohet / Legjenda Ferdinand ia hedh fajin Ibrës

E keni vënë re se Romelu Lukaku nuk është më ai i pari te Manchester United? Kjo është e dukshme dhe ish-mbrojtësi i “Djajve të kuq”, Rio Ferdinand, ka dhënë një shpjegim duke e lidhur me rikthimin e veteranit Zlatan Ibrahimovic.

Belgu dështoi për të gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 4-2 ndaj Watford-it dhe kjo krijon lajm kur bëhet fjalë për një lojtar i cili ka shënuar 11 gola në dhjetë ndeshjet e para të sezonit. Ibrahimovic më në fund është rikthyer nga dëmtimi në gju dhe pikërisht kjo duket se po e rëndon ish-lojtarin e Evertonit.

“Ndoshta problemi më i madh i Lukakut është prania e Zlatanit. Në aspektin psikologjik, kur ke një sulmues të madh pas vetes, i cili do të luajë, është një presion që vjen nga brenda dhe nuk përballohet”, – është shprehur Ferdinand.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.