E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lul Bashën nuk e komentoj më. Ai është koha e kryer
Lajme

Lul Bashën nuk e komentoj më. Ai është koha e kryer

Ylli Manjani

Ishte një nga dy njerëzit e rëndësishëm në politikën e vendit. I katapultuar në maje të saj pavarësisht mungesës së kontributit. Me mbështetje të konsiderueshme politike dhe me mbrojtje absolute. Edhe kur humbte zgjedhjet prap iu ofrua mbështetje politike, jashtë çdo lloj llogjike. Ishte politikani i vendosur nën akuzë penale më shumë se çdi politikan tjetër, por që demokratët e mbrojtën dhe e lartësuan, edhe kur ai i linte në mes të katër rrugëve..

Sot është katandisur të lypë një mandat për vete, jo se s’kishte mbështetje, por se skishte mend!

Mbi të gjitha ai kafshoi dorën që e mbante atje lart. Mosmirnjohja është kryevesi që shëmton çdo njeri.

Sot nuk i duhet më askujt! E pastë familja e vet për punët e veta, por politika atë e ka flakur. E kanë flakur edhe shërbëtorët e bashkëpunëtorët e tij të afërt.

Ndaj çdo gjë ai thotë, edhe sikur të thotë mrekullinë, nuk ka më asnjë vlerë. Zero me xhufkë është.

Ende habitem si ka media apo komentues publikë që i referohen, citojnë apo komentojnë një dështak përsëritës që s’i hyn në punë as dreqit tashmë. Një dështak që shan të tjerët për mutsihanen që ka bërë vetë kaq vite!!!

As kuriozitet historik nuk është më ai.

Ndaj i uroj thjesht suksese në jetë! Aty ku ka qenë nuk kthehet më… Edhe dylbitë nuk i bëjnë më punë që ta shohë atë vend.

I lutem miqve në rrjet mos më bezdisin as me meme të këtij dështaku, kapitullmbyllur!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.