E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lul mos bëj patriotin fallso, Rama është më autokrat se Erdogani
Publik News

Lul mos bëj patriotin fallso, Rama është më autokrat se Erdogani

Në një shkrim gazetari Agim Xhafka  i kërkon Lulzim Bashës që të mos bëjë patriotin fallso por t’i kërkojë Merkelit të mos i hapë negociatat me Shqipërinë pasi nuk i duhet familjes europiane nje demokraci zulush si kjo e kryeministrit Edi Rama. Të plotë lexoni shkrimin:

‘Lul,mos u bëj Taulant …’

Dje Basha ishte në Berlin. Kërkova mbështetje nga partitë simotra që janë sot në pushtet në Gjermani,që të mbështesin integrimin evropian të Shqipërisë,tha!!!

Duket si një çun adoleshent,që për hir të së dashurës që sapo ka zënë,pranon që vëllait të saj mos ia heqë pishtarin që ka në dorë për të djegur një shkollë,por i çon edhe një shishe bezinë që flaka të jetë e garantuar.

Po për ç’integrim e ke fjalën me këtë qeveri? Për borxhin mal,për PPP-të pa fund,për dajakun në çdo protestë,për banditët deputetë,për varfërinë masive,për burgosjet me rrëmbime dhe me maska,për eksodin e njerëzve,për pasurimin e oligarkëve? Kjo loja patriotike për të mirën e atdheut është shumë banale e tepër bajate. S’ka atdhe evropian me qytetarë tribush e zulush.

Ndërsa populli pret një opozitë agresive ndaj qeverisë hajdute dhe vrastare,lideri Basha i fërkon shpatullat. Ia “ngre” sa herë populli lufton e ia ul. Njerëzit duan që Merkelit t’i thuhet mos prano në gjirin e demokracive një shtet ku njeriu nuk gjen as punë,as të dinjitet. Nuk garantohet asnjë e drejtë,kushtetuta është si bërë si libër bakalli me të cilën Rama mbështjell pasuritë që dhuron tek miqësia e partia.Ndëshkoje me mosçelje negociatash ashtu siç ia bën Erdoganit. Se ky yni është më arrogant se turku autokrat.

Kështu si po sillet Basha nuk do të jetë çudi dhe do të ngjasë shpejt t’i thonë :”Lul,mos u bëj Taulant!”/Syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.