E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Luli , fli zemër! Rama përballet live me Bashën në emision
Publik News

Luli , fli zemër! Rama përballet live me Bashën në emision

Akuzat nga kreu i PD në drejtim të Kryeministrit nuk kanë munguar, madje e ka quajtur atë edhe hajdut që u ka vjedhur shqiptarëve nga xhepat 75 milion euro.

Ndërsa Rama nga ana tjetër ka vijuar ironinë e tij, duke i thënë Bashës “të flejë gjumë se nuk i bën mirë të rrijë zgjuar kaq vonë, nuk e di pse rri zgjuar kaq vonë se ai fle zakonisht. Lul fli zemër”.

Pjesë nga diskutimi:

Fevziu: Kryeministri ka cituar një kontratë të paekzekutuar tuajën për plehrat në Bashkinë e Tiranës, e cila kishte një kosto më të lartë sesa kjo e sotmja.

Basha: E gjithë ajo çfarë ka thënë është grumbull gënjeshtrash. E vërteta është si vijon:

Në vitin 2011, Rama bëri një memorandum mirëkuptimi me Bankën Botërore dhe IFC për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës.

Në 2011 pasi u largua nga Bashkia nën drejtimin tim autorizova një studim fizibiliteti, me bashkëpagesë nga Banka Botërore dhe nga Bashkia e Tiranës, që Sharra e lënë në mjerim për 11 vite nga Rama, të kishte një trajtim sa më dinjitoz për qytetarët e Tiranës.

Fevziu: Ishte studim apo ishte propozim i juaji që ia kërkuat qeverisë të miratohet?

Basha: Studimi i fizibilitetit i harruar nga specialistë të Bankës Botërore dhe jo nga anëtarët e Bandës së Lushnjes, jo nga Mërtiri që bashkë me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn janë pronarë të inceneratorëve, por nga Banka Botërore studimi i fizibilitetit krijonte mundësinë për arritjen e tre objektivave të Bashkisë Tiranë.

  1. Brenda viti të parë të gjithë kontenierët e plehrave, brenda unazës së vogël të Tiranës të futeshin nën tokë.
  2. Brenda tre viteve të gjithë kontenierët e plehrave në të gjithë Bashkinë e Tiranës të futeshin në tokë.
  3. Qytetarët të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit dhe atë taksë Tirana do të kishte kontenierë nën tokë dhe një trajtim në landfillin e Sharrës në praktikë, me praktika europiane.

Rama: E artist, e artist (qesh). Po kush do t’i paguante ato Vebiu? O Lul, me Vebiun do ti paguaje ato.

Basha: I ke aty të gjitha. Ti kishe bërë në plan këtë që bëre. Ti theve një marrëveshje me qeverinë gjermane prej 2 milion eurosh të taksapaguesve gjermane, që kishte këshilluar se Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë.

Fevziu: A ka qenë çmimi 30 euro për ton pa TVSH?

Basha: Ajo është një memo.

Rama: Nuk është memo ajo. Ajo është raporti i grupit.

Basha: Mos gënje nuk është ai raporti i grupit. Ti tregoji shqiptarëve se pse kur as taksapaguesit e Tiranës dhe as ata shqiptarët nuk do paguanin asnjë lek dhe Tirana do kishte kontenierët në tokë  pse i vure shkelmin studimit të Bankës Botërore?

Sot që po flasim i keni marrë 75 milion euro shqiptarëve, për tre inceneratorë, me një pronarë që i ka regjistruar me kompani guaska jashtë shtetit, me një pronar me precedentë penalë, anëtarë të bandës së Lushnjës, këtë tregoju shqiptarëve ti.

Rama: Ik o Lul fli, shko fli shko. Fli vëlla o Lul.

Basha: Sot kjo shfaqje e shëmtuar konfirmon hajdutërinë, konfirmon gënjeshtrat nga fillimi deri në fund të të parit të qeverisë edhe për disa muaj dhe më e zeza e të zezave është që këto miliona euro sot i mungojmë shqiptarëve që kanë humbur  vendin e punës, pensionistëve që u thotë ky ver maskën se do të vë gjobë.

Rama: Lul, fli vëlla. Fli gjumë të ëmbël, Fevzi na e hiq të lutem të flejë ai edhe ne të vazhdojmë bisedën. Ose po iki unë. Të flejë gjumë se nuk i bën mirë të rrijë zgjuar kaq vonë, nuk e di pse rri zgjuar kaq vonë se ai fle zakonisht. Fli Lul fli.

O Fevzi mos na e banalizo tani se do iki fare. Mbylle mos na e banalizo dhe mos na bëj sherr kot këtu. Lul fli zemër, fli. Fli artist, fli gjumë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.