Lulzim Basha duhet të frikësohet nga Kryeprokurori i ri
E ftuar në emisionin “Studio e hapur”, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka komentuar çështjen e shumëpërfolur të zgjedhjes së Kryeprokurorit.
Ndërsa Partia Demokrtaike ka ngritur dyshime se Kryeprokurori i ri do të përdoret nga PS për të mbyllur dosje të rëndësishme siç është edhe ajo e Samir Tahirit, Felaj u shpreh se ai që duhet të këtë frikë nga Kryeprokurori i ri është Lulzim Basha.
“Keni vrarë njerëz, keni kryetarin që ka vjedhur. Ka një çështje shumë të nxehtë me lobimet. Nëse ka frikë kryetari juaj, bën mirë që ka frikë. Kryetari jua do t’i nënshtrohet hetimit përmes një kontrate të financuar nga kompanitë offshore. Çështjet e korrupsionit do të jenë në hetim” u shpreh Felaj, ndërsa debatonte me Enkelejd Alibeajn që nga ana tjetër fliste për dosjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, inceneratorët dhe konçensionet”,- tha Felaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



