Lulzim Basha mbledh Kryesinë për të festuar 30 vjetorin e krijimit të PD dhe pyetja: Ç’do bëjmë me protestën?
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e partisë gjatë ditës së sotme.
Sipas informacioneve për mediat, mbledhja do të mbahet rreth orës 14:00 në selinë e PD-së. Mësohet se mbledhja e demokratëve vjen pasi në Tiranë dhe në qytete të tjera kanë shpërthyer protestat pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë.
Gjithashtu, ky takim vjen në një datë të shënuar për PD, pasi sot kjo parti feston 30 vjetorin e krijimit të saj. Basha mësohet se do iu drejtohet për mendim të gjithë anëtarëve të Kryesisë për të vendosur për vazhdimin e protestave.
Prej dy ditësh në Tiranë kanë shpërthyer protesta të mëdha në të cilat janë regjistruar dhe akte dhune. Ato kanë nisur një ditë pas vrasjes nga Policia të 25 vjeçarit Klodian Rasha. Kanë vazhduar dje dhe pritet që një tjetër protestë të mbahet dhe sot.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



