E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ikjen e Marko Bellos: Qytetar dhe politikan i moderuar
Publik News

Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ikjen e Marko Bellos: Qytetar dhe politikan i moderuar

Kreu i PD Lulzim Basha shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të politikanit socialist Marko Bello. Ai u nda nga jeta në mesnatë, pasi nuk e ka fituar dot betejën për jetën me Covid-19, në Turqi.

Basha thotë se Bello do të kujtohet si një qytetar e politikan i prirur drejt bashkëpunimit për interesat e vendit.

“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.

Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe”, shkruan Lulzim Basha, kreu i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.