E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha përjashton përgjithmonë Sali Berishën, por “fal” Belind Këlliçin?! Dy skenarët e vendimin të Kryesisë së PD
Publik News

Lulzim Basha përjashton përgjithmonë Sali Berishën, por “fal” Belind Këlliçin?! Dy skenarët e vendimin të Kryesisë së PD

Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar mbrëmë në mbledhje maratonë e cila ka zgjatur deri në orën 03:30 të mëngjesit të sotëm. Kryesia e PD bëri publike listën me emrat e figurave të selisë blu që do përjashtohen përgjithmonë nga kjo forcë politike.

Në listën e figurave që përjashtohen përherë janë 9 emra dhe në krye të tyre qëndron Sali Berisha.

“Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë: 1. Sali Berisha, 2. Flamur Noka,  3. Edmond Spaho,  4. Albana Vokshi,  5. Bujar Nishani, 6. Arben Ristani, 7. Rigels Muçollari, 8. Keltis Kruja, 9. Klevis Balliu”, thuhet në vendimin e Kryesisë së PD.

MUNGESAT

Po që bie në sy në këtë listë të përjashtuarve është mungesa e emri i deputetit Belind Këlliçi, i cili sipas Sali Berishës është një ndër figurat e selisë blu që mund t’i zërë vendin Lulzim Bashës.

Belind Këlliçi i cili vazhdon të jetë kryetari i FRPD-së në detyrë, figuron në listën e të pezulluarve nga Partia Demokratike.

Këlliçi ka qenë dhe më shumë aktiv se demokratët e tjetër të përjashtuar përgjithmonë nga selia blu.

Një skenar që mund të këtë çuar PD-në këtë vendimmarrje për t’i lënë një shans të dytë Këlliçit dhe 18 figurave të tjera për t’u rikthyer krah Lulzim Bashës.

Ndërsa një skenar i dytë mund të jetë një diversion i Partisë Demokratike, për të krijuar përçarjen mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, i kryesuar nga Sali Berisha.

“Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:  1. Agron Shehaj ,2. Aldo Bumci, 3. Belind Këlliçi, 4. Blendi Himçi, 5. Clirim Gjata, 6. Edi Paloka, 7. Edith Harxhi ,8. Eno Bozdo, 9. Ervin Minarolli , 10. Genc Deromemaj, 11. Genc Pollo, 12. Gent Strazimiri, 13. Ivi Kaso, 14. Ledina Mandija, 15. Lorenc Luka, 16. Luan Baçi, 17. Mimoza Hajadrmamataj, 18. Oerd Bylykbashi, 19. Tritan Shehu”, thuhet në vendimin e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.