E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha: Raporti i OSBE/ ODIHR vulë turpi, 25 prilli vjedhja më e madhe në historinë e pluralizmit
Publik News

Lulzim Basha: Raporti i OSBE/ ODIHR vulë turpi, 25 prilli vjedhja më e madhe në historinë e pluralizmit

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për media të mbajtur sot, një ditë pas publikimit të raporti të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet, e konsideroi raportin si vulën e turpit për vjedhjen 

tij në historinë e pluralizmit.

Ky raport ka konfirmuar atë që shumica dërrmuese e shqiptarëve e dinë që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Konfirmon atë që ne kemi thënë prej ditës së parë, që 25 prilli ishte një masakër zgjedhore. Këtë tani e di gjithë bota demokratike. Sepse ky raport është vula e turpit në vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizmit. Vjedhje masive të votave dhe presion ndaj votuesit, e kemi thënë ne e thotë edhe raporti.

Shkrirja në një e partisë me pushtetin, e kemi thënë ne e thotë edhe raporti. Keqpërdorimi i aseteve, abuzimet me pushtetin, rritje fiktive e administratës publike, rritje fiktive e administratës e kemi thënë ne e thotë edhe raporti. Legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave personale nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve, e kemi thënë ne e ka zbuluar media, e ka konstatuar edhe raporti.

Përdorimi i grupeve kriminale për presion ndaj zgjedhjeve, ndryshimet e njëanshme kushtetuese, ndryshimi i fletës së votimit që solli numër rekord votash të pavlefshme, mbyllja e kufijve.

Kemi depozituar afro 185 padi në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, pro në vijim të traditës së pandëshkueshmërisë së dosjeve, asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar.

Sot hetimi dhe ndëshkimi i blerjes së votës është një nga rekomandimet kryesore të OSBE/ODIHR. Nuk po fërkojmë duart nga gëzimi se na doli fjala, se ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë.

Në 25 prill nuk ishte PD që u dëmtua por ishte Shqipëria dhe shqiptarët

Në konferencën për mediat, këtë të martë, Basha u shpreh: “Do intensifikojmë betejën tonë në të gjithë frontet e gjithë forumet, me vetëdijen se kjo është sot betejë jetike për shqiptarët jo thjesht për identitetin tonë. Kjo nuk do jetë një rrugë e lehtë dhe një rrugë që PD mund ta përshkojë e vetme.”

Sipas kryedemokratit, PD do “hedhim gjithë hapat e nevojshem për një bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë në cdo fushë nga sipërmjarrja te elita e mendjes e shpirtit të shqiptarëve , nga të rinjtë, studentët të papunët tek fermerët, sipërmarrja e vogël dhe e mesme, mësuesit, shëndetësia. Që të gjithë bashkë të përballemi me një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, paprecedentë në 31 vite pluralizëm dhe demokraci.

Pra ajo që na pret është një betejë që do zhvillohet në gjithë frontet dhe mënyrat e nuk do jetë e lehtë”, u shpreh Basha.

I pyetur nëse beteja në të gjitha frontet nënkupton nisjen e protestave, Basha u shpreh:

“Sa i përket mjeteve e mënyrave ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve e demokracisë e s’do stepet as sot kur nevoja për të rikthyer demokracinë në vend është më e madhe se kurrë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.