E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha reagon pas provokimit të Vuçiç: Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm
Publik News

Lulzim Basha reagon pas provokimit të Vuçiç: Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm

Ka reaguar pas postimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ku vendosi flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës dhe e cilësoi Kosovën territor të Serbisë.

Basha shkruan se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, ndërsa shton se deklarata të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë.

Sipas tij, sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin.

“Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.

Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë”, shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.