E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha rikonfirmohet në krye të PD-së, vjen reagimi i parë i Agron Shehajt: Mirënjohje për ata që besuan te….
Publik News

Lulzim Basha rikonfirmohet në krye të PD-së, vjen reagimi i parë i Agron Shehajt: Mirënjohje për ata që besuan te….

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj të hënën pak orë pas daljes zyrtare të rezultatit zgjedhor ka falënderuar të gjithë demokratët që e votuan, vëzhguesit dhe ekipin e tij.

Shehaj duke votuar

Përmes një shënimi të shkurtër në Facebook, Shehaj ka preferuar t’i shmanget pranimit të rezultatit, ndërsa bën me dije se do jetë i pranishëm në orën 22:00 në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00!”, shkruan ai.

Për të tretën herë radhazi Lulzim Basha mori besimin e demokratëve për t’i drejtuar edhe për katër vitet në vijim si kryetar i kësaj force politike. Në garën për kreun e ri të partisë, Basha mori mbi 32 mijë e 882 vota, thënë ndryshe ai  votëbesua nga 81% e anëtarësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.