E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha tregon ‘forcën’, del në publik me kupolën drejtuese të PD-së!
Publik News

Lulzim Basha tregon ‘forcën’, del në publik me kupolën drejtuese të PD-së!

Pasi refuzoi kërkesën e Sali Berishës, lideri dekokrat u fotografua  me kupolën drejtuese të PD-së duke  qëndruar disa minuta në kafen jashtë selisë blu, ndërkohë që janë rikthyer sërish brenda ambienteve.

Më herët gjatë deklaratës së tij, Basha tha se beteja e demokratëve është me Edi Ramën.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për peng  të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje…

Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.