E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lulzim Basha u drejtohet demokratëve: Kemi dy zgjidhje, ose të jemi parti e pranueshme për Perëndimin, ose të shpallemi forcë politike “non grata”!
Politikë

Lulzim Basha u drejtohet demokratëve: Kemi dy zgjidhje, ose të jemi parti e pranueshme për Perëndimin, ose të shpallemi forcë politike “non grata”!

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimit me kryetarët e degëve ka deklaruar se përpara demokratëve janë dy zgjidhje, ose PD të jetë parti e pranueshme për Perëndimin, ose të shpallet parti “non grata”.

Kryedemokrati tha se gjendja e krijuar së fundmi në kampin demokrat, përfshinë drejtpërdrejtë marrëdhënien e PD-së me SHBA-të

“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngusht me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata.

Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike.

Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”- theksoi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.