Për ta mbytur mërzinë e dështimit të protestës së djeshme, por ndoshta dhe për të rimarrë energji të reja, që të vijojë me planet e tij opozitare, lideri demokrat, Lulzim Basha, ka zgjedhur të udhëtojë drejt Hollandës. Ai është fotografuar ditën e sotme në avion duke u larguar nga Tirana.
Lulzim Basha udhëtoi dje drejt Hollandës
Mesa duket protesta e djeshme nuk i ka përmbushur pritshmëritë e opozitës, kryesisht të liderit demokrat, Lulzim Basha. Një protestë për të cilën thuhej se do të zgjaste plot 4 orë qëndrim dhe ligjërim në bulevard, për 4 orë ishte marrë dhe leja në Ministrinë e Brendshme. Por ashtu siç edhe u pasqyrua dhe në mediat vizive protestës i erdhi fundi pa u mbushur dy orë, sheshi u zbras nga qytetarët-protestues përpara mbarimit të afatit, çka ka sjellë pakënaqësi në rradhët e krerëve opozitarë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



