E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Lulzim Bashës po i rrezikohet jeta’/ Reagon PD: Pse fshihet Lleshaj kur takon shoqëruesit?
Politikë

‘Lulzim Bashës po i rrezikohet jeta’/ Reagon PD: Pse fshihet Lleshaj kur takon shoqëruesit?

 

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar pak ditë më parë një prej shoqëruesve të kryedemokratit Lulzim Basha Feim Dollapi, duke i komunikuar këtij të fundit, se kreut të PD-së i rrezikohet jeta.

Përmes një letre që Gazmend Bardhi i ka dërguar Sandër Lleshajt, i kërkohet këtij të fundit llogari se pse ky takim ka qenë informal, dhe jashtë çdo standardi profesional.

Në letër thuhet se: “Feim Dollapaj, punonjës i Gardës së Republikës, me detyrë shoqërues i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, na ka informuar në lidhje me takimin që ju keni pasur me të, me kërkesën tuaj ditën e premte, datë 14.06.2019 ora 15:00, në zyrën tuaj në Ministrinë e Brendshme.

Ashtu siç keni i kërkuar, z. Dollapaj na ka informuar se ju keni “infromacione të tërthorta dhe të besueshme si Ministër i Brendshëm mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së Kryetarit të Opozitës zotit Basha” dhe se ju prisni përgjigje verbale nëse zoti Basha ‘vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie”.

Së pari, jam i bindur që ju jeni të vetëdijen se keni detyrim ligjor që informacionet e “tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës t’i trajtoni në rrugë institucionale përmes përcjelljes zyrtare të tyre tek autoritetet përgjegjëse.

Në bazë të ligjit, ju duhet ta përcillni informacionin që keni tek drejtuesit e Gardës së republikës, që janë autoriteti përgjegjës për të vlerësuar masat e nevojshme të sigurisë ndaj një përsonaliteti shtetëror që gëzon mbrojtje të posaçme, si dhe tek institucionet ligjzbatuese që kanë përgjegjësinë ligjore për të gjurmuar, vlerësuar dhe neutralizuar çdo rrezik të tillë.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm

Ju, po kështu, keni detyrimin të sqaroni mënyrën e marrjes së këtyre informacioneve, të cilat, ose janë marrë përmes kanaleve zyrtare, ose janë marrë në mënyrë informale, çka mund t’ju përfshijë në një manipulim me qëllime politike” shprehet zoti Bardhi.

Letra e Gazment Bardhit mbyllet me një kërkesë në emër të PD që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, “të informojë menjëherë zyrtarisht PD-në mbi motivet që e kanë shtyrë për ta trajtuar këtë çështje në anashkalim të ligjit, si dhe të informojë menjëherë zyrtarisht, mbi seriozitetin dhe besueshmërinë e informacionit që keni përcjellë përmes shoqëruesit të Kryetarit të opozitës “mbi rrezikun që I kanoset sigurisë së Kryetarit të Opozitës”.

“Në të kundërt, mbyllet letra,-Partia Demokratike do ta konsiderojë veprimine tuaj shantazh për qëllime politike dhe ju do të mbani përgjegjësi për këtë veprim.”p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.