E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lumi Mat arrin pikën kritike, rrezikon të çajë argjinaturën, dëmton këmbët e urës së Zogut
Lajme

Lumi Mat arrin pikën kritike, rrezikon të çajë argjinaturën, dëmton këmbët e urës së Zogut

Reshjet e shiu si edhe prurjet e pajtueshme të lumit Mat kanë njërën nga këmbet e urës së Zogut në Milot. 

Lumi ka arritur në pikën e dukës rrezikuar të çahet argjinatura në histori e Tales në Lezhë, ndaj kundërshtarit kritik po me mjete rrethanore që të mbrohen nga rreziku që mund të vijë.

Raporti i fundit zyrtar nga Lezha sot, deri në orën 8:00
Në qarkun e Lezhës kanë rënë rreth 65 mm reshje. Kuota e lumit Drin është 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike. Ka sipërfaqe të përmbytura në zonën e Zadrimës, rreth 120 ha.

Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m. Janë rreth 350 ha të përmbytura. Hidrovori i Tales punon në kuotën -1.1 m; janë rreth 50 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten.

Hidrovori i Drojes punon ën kuotën – 0.20 m, hidrovori i Shllinzës në – 0,70 m. . Në fushën e Gjonëmit (ish-këneta) janë rreth 100 ha toka të përmbytura.

Paraqiten probleme në Alk, në njesinë administrative Fushë Kuqe, si pasoje e rritjes së prurjeve në lumin Mat.

Strukturat e Emergjencave Civile së bashkisë së Kurbinit po e ndjekin situatën në terren.

Nga ana e drejtorit të HEC-it të Ulzës dhe Shkopetit mësohet që në orën 8:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s.

Nga ana e kryetares së bashkisë së Kurbinit raportohet me shqetësim hapja e portave  te shkarkimit, ka probleme me prezencë uji në bizneset që janë në Lagunën e Patokut.

Ka kuota të larta në lumin Mat, pas njoftimit për shkarkim uji nga hidrocentralet.

Qarku i Lezhës, me raportimet aktuale, ka  rreth 620 ha tokë të përmbytur

Ndërsa situata në bashkinë e Mirditës paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.