Lushnje/ 60-vjeçari humb jetën në zjarrin që ndezi vetë në tokén e tij
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Krutje, Lushnjë teksa po përpiqej të fikte zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. D. i cili u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij. Bazuar në hetimet e para, rezulton se viktima është asfiksuar nga tymi, në përpjekje për të shuar zjarrin.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



