E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lushnjë /Arrestohen dy vëllezër vidhnin makina dhe i cmontonin
Lajme

Lushnjë /Arrestohen dy vëllezër vidhnin makina dhe i cmontonin

Dy vëllezër nga Lushnja kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e vjedhjes. Siç raporton policia, Ermir Azizi, 26 vjeç dhe vëllai i tij 28 vjeçari Irfan Azizi, akuzohen për vjedhjen e një automjeti tip “Benz”. Automjeti  është gjetur më pas në në pikën e varrezeve  të automjeteve të quajtur “Azizi”, në pronësi të tyre.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një automjeti. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:

  • Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

 Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasin:

  • Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat (vëllai i Ermirit), i cili u arrestua një ditë më parë nga efektivët e policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.