Lushnje/ Makina me shpejtësi përfundon në kanal
VIDEO
Një aksident i rëndë për nga pamjet por fatmirësisht pa pasoja ka ndodhur pak momente më parë në Çermë të Sipërme.
Një automjet me shpejtësi ka përfunduar në një kanal.
Fillimisht mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe më pas ka goditur disa arka me fruta e perime të një banori të zonës që po shiste.
Më pas mjeti ka përfunduar i përmbysur në kanal.
Raportohet se nuk ka të lënduar rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



