E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lushnje/ Merr flakë në lëvizje mjeti
Lajme

Lushnje/ Merr flakë në lëvizje mjeti

Zjarrfikësit e Lushnjes kanë arritur në kohë që të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë një mjet në lëvizje. Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Tirana drejt Fierit si pasojë e një problemi teknik ka marrë flakë.

Drejtuesi i mjetit që udhëtonte me bashkëshorten është ndalur në kohë dhe ka dalë jashtë mjetit. Pas njoftimit zjarrfikësit e Lushnjes në vendngjarje kanë arritur të mos lejojnë përfshirjen e gjithë mjetit nga flakët. Nuk janë lënduar bashkëshortët por dëmet ne mjet janë të konsiderueshme. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për shkaqet e zjarrit.

Njoftimi paraprak

Rreth orës 10:40, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sistemin elektrik, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë ka vetëm dëme të pjesshme materiale në këtë automjet.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.