E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lushnje, pronari i karburantit plagos klientin me armë
Lajme

Lushnje, pronari i karburantit plagos klientin me armë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas të Lushnjës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me të shtëna me armë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se bëhet fjalë për pronarin e karburantit në Çukas, Resul Gashi, i cili plagosi me armë klientin Ramadan Menka pas një debati.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi Resul Gashi, 56 vjeç, pronar i një lokali në zonë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë klientin e tij, 58-vjeçarin Ramadan Menka. Ky i fundit u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.