E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lutja e një nëne me tumor: Dua një shtëpi për fëmijët e sëmurë
Lajme

Lutja e një nëne me tumor: Dua një shtëpi për fëmijët e sëmurë

Stafi i emisionit Boom ka udhëtuar drejt fshatit Suk të Rroskovecit ku jeton Afife Kasa.

50-vjeçarja është nëna e 3 fëmijëve 2 prej te cilëve vuajnë nga problem të shëndetit mendor.

Bashkëshorti ka braktisur Afifen 15 vite më pare dhe që prej asaj kohe ajo është e detyruar që të kujdeset e vetme për femijët.

Sikur te mos mjaftonte ky fakt, shtëpia e ku banon kjo familje është plotësisht e rrenuar, muret janë të hapura dhe era fryn nga të gjitha anët. Disa vite më pare nëna e 2 fëmijëve u diagnostikua me tumor dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjilake. Ajo ka vetëm një deshire që fëmijet të kenë një shtëpi normale.

Afife Kasa: Kam 25 vite që jetoj në këtë banesë. Fëmijët i kam një me autizëm, një me të meta mendore. Vetë jam e sëmurë. Unë dua një shtëpi për fëmijët e mij. Ka raste që nuk lahemi fare, nuk kemi as tualet.

Emisioni BOOM bën apel që kush ka mundësi të ndihmojë këtë familje e cila përveç halleve që i kanë rënë mbi kokë ndihet e ofenduar nga banorë të zonës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.