Maskat grabisin me dhunë në Lazarat
Grabitësit goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., dhe 42-vjeçarin A. M., duke i marrë 580 mijë lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’.
Pas marrjes së denoncimit “blutë” e Gjirokastrës janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Informacioni paraprak
Më datë 12. 08. 2018, shtetasit A. B., dhe A. M., vjeç 53 e 42, banues në fshatin Lazarat dhe Gjirokastër, kallëzojnë se rreth orës 22:00, në “Parkun e Viroit”, dy persona të paidentifikuar iu kanë marrë me dhunë një sasi lekësh dhe dy telefona celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 e 25 i Kodit Penal.
Informacioni detajuar
Dy persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 12 Gusht. Sipas tyre, në orën 22:00 në parkun e Viroit, dy persona të maskuar u shfaqën pas tyre në momentin që po mbyllnin lokalin.
Sapo hipën në makinë, autorët goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë Lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’.
Uniformat blu në Gjirokastër janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



