E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Magazina e vajit të hashashit, rrëfehet punonjësja: Vajta për sherebelë, burri s’dinte gjë
Lajme

Magazina e vajit të hashashit, rrëfehet punonjësja: Vajta për sherebelë, burri s’dinte gjë

Disa ditë më parë 4 punonjëse të një magazinë ku përpunohej vaj hashashi në Çorrush të Mallakastrës, janë kapur dhe janë proceduar penalisht.

Leonora Jaupaj njëra prej të akuzuarave u shpreh për “Fax News” se i është thanë që po përpunohej sherebelë.

“Vetëm unë dhe kunatat e mia jemi proceduar, për të tjerat nuk e di. Magazina ishte e mbyllur nuk arrinim të shikonim asgjë. S’jam bashkëpunëtore, isha thjesht punëtore për 2 orë.

Nuk kam dijeni nëse të tjerët kanë përfunduar në polici. Këtu ka ardhur një grua dhe ka thënë policia, kemi vrapuar kemi ikur, dhe atje na ka kapur një polic me emrin ylli dhe kanë qëlluar në ajër. Pothuajse dëgjove zhurmë dhe nga persona të tjerë. Vura re që nuk ishte sherebelë sepse më bllokoi frymarrjen. Në punë më mori një djalë me emrin Gazi Burri s’dinte gjë se ishte magazinë hashashi.”ka thënë Leonora. 

Gjithashtu Leonora u shpreh se punonte për 20 mijë lek të vjetra dhe se ishte në kushte të vështira ekonomike

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.