Magic4″ grupi i njohur nga kryeqyteti, kanë publikuar së fundmi hitin e tyre më të ri të titulluar “Hape Telefonin”.
Pas sukseseve të mëparshme me “Aisha dashnia” dhe “Koka ty ta boni”, respektivisht bashkëpunime me Sabri Fejzullahun dhe Artiola Toskën, Magic4 vjen këtë herë me një produkt krejt te tijin. Nga autorët Pirro Çako e Edlir Begolli, si dhe me koreografi të Adela Mucollarit, Magic4 sjell këtë verë një ndër këngët më të kërcyeshme të verës.



