E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Majko tek Adi Krasta, kritikon Ramën: Ke dalë jashtë programit, bën shumë reklamë
Lajme

Majko tek Adi Krasta, kritikon Ramën: Ke dalë jashtë programit, bën shumë reklamë

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nuk ka kursyer kritikat ndaj qeverisë për reformat. Në një intervistë në studion e Adi Krastës, i pyetur nëse është i kënaqur me reformat e deritanishme të qeverisë Majko është shprehur se Rama nuk po di ende të tregojë thelbin e gjerave që po ben.

“Ishalla nuk shikohet ky emision shumë, është një qeveri që bën shumë reklamë po nuk di të shpjegojë veten, ka vështirësi të shpjegojë thelbin e asaj që është duke bërë që për disa arsye në disa fusha ka dalë jashtë kontekstit të asaj është folur.
Në fushatë PS është shfaqur më e ëmbël dhe nuk ka trajtuar disa nga problemet me të cilat do duhej të ishte ashtu siç po shfaqet sot.

E kam fjalën për mënyrën sesi ne po përpiqemi, po them ne, jo ata, jo vetëm qeveritarët , e konsideroj veten brenda familjes.

Me kolegun duhet të ndash edhe të mirën edhe të keqen, por e përsëris eshtë një qeveri që nuk di të shpjegojë vetveten.

Në perceptimin e njerëzve ka mbetur ai perceptimi që “s’keni parë gjë akoma”, “burgu, burgu, burgu”, “dritat, dritat, dritat”, dhe nuk po shikohet, vërtet po prishën shtëpitë po sa po legalizohen”, është shprehur Majko.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.