Majori shqiptar ditën punonte në bazën e NATO-s, natën ruante shtëpinë e barit në Holandë
Një major shqiptar, pjesë e Forcave të Armatosura i identifikuar si Ermal Dinoshi është shkarkuar me urgjencë nga detyra e tij në një bazë te NATO-s në qytetin Brunssum të Holandës.
Burime brenda ministrisë së Mbrojtjes thanë se majori me detyrë në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Brunssum të Holandës përveç detyrave të përditshme në bazën ushtarake të Aleancës pasi hiqte uniformën pas orarit zyrtar ushtronte një aktivitet tjetër.
Majori Dinoshi me detyrë specialist stërvitje në FASH është ndaluar pasi punonte në një shtëpi bari.
Pasi ushtaraku shqiptar është ndaluar nga autoritetet holandeze, urdhri për shkarkimin e tij të menjëhershëm është firmosur në Atdhe ku majori pritet të mbërrijë.
Top Channel taporton se ushtaraku shqiptar, pas ndalimit në Holandë është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes, së një shtëpie për rritje kanabisi.
Dinoshi, thotë policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.
I kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoni kategorikisht përfshirjen e tij në këtë ngjarje.
“Çfarë Çfarë? Absolutist JO, kujdes me privatësinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar“, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



