Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 4 të plagosur në Durrës
Një aksident me katër të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Manëz-Gjiri I Lalëzit. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Bëhet e ditur se katër personat që udhëtonin në makinën e aksidentuar janë plagosur dhe janë nisur në spital. Policia po heton rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



