E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina del nga rruga në Levan-Tepelenë dhe përfundon në kanal
Lajme

Makina del nga rruga në Levan-Tepelenë dhe përfundon në kanal

Një aksident që për fat të mirë rezultoi vetëm me 1 të lënduar është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një mjet, ku udhëtonin katër anëtarë të një familjeje, mes tyre dhe dy fëmijë, ka dalë nga rruga për shkak të përgjumjes së kryefamiljarit pasi ktheheshin nga Greqia.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes kanë marrë dëmtime të lehta.

“Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga”, ka njoftuar policia e Fierit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.