E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina drejtohej nga 15-vjeçari, si ndodhi aksidenti në Poliçan, humbi jetën bashkëmoshatari i tij dhe u plagosën dhe dy të mitura
Lajme

Makina drejtohej nga 15-vjeçari, si ndodhi aksidenti në Poliçan, humbi jetën bashkëmoshatari i tij dhe u plagosën dhe dy të mitura

Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Poliçanit. Një mjet që drejtohej nga një 15-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka renë nga një lartësi.

Si pasojë ka humbur jetën një pasagjeri, 15 vjeç, si dhe është plagosur i mituri që drejtonte mjetin dhe dy vajza bashkëmoshatare.

Mësohet se viktima është A. Zylyftari, ndërsa të plagosurit F. Zylyftari dhe dy vajza të mitura.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.