E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina e braktisur në Shkodër, dyshohet për Artan Koçekun
Lajme

Makina e braktisur në Shkodër, dyshohet për Artan Koçekun

Një automjet tip “Fuoristradë” është gjetur tre ditë më parë gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Shtoj i Vjetër, në afërsi të shinave të trenit nga Policia e Shkodrës.

Brenda në automjetin që rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosura janë gjetur njolla gjaku, gjë që ngre dyshimet se dikush ka mbetur i plagosur apo është ekzekutuar.

Asnjë person i plagosur nuk është paraqitur mbrëmjen e 14 tetorit në spitalin rajonal të Shkodrës dhe identiteti i këtij personi nuk është zbuluar ende.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirësojnë punën e efektivëve.

Kjo ngjarje dyshohet nga policia se erdhi pas një borxhi mes viktimës dhe autorit për pazare droge.

Sipas dyshimeve të para ende të pakonfirmuara të rrugë zyrtare, personi që ka mbetur i plagosur është Artan Koçeku, person me precedentë të mëparshëm penalë dhe i shpallur në kërkim që në dhjetor të vitit 2017 për vrasjen e Angjelin Shkambit.

SI NDODHI EKZEKUTIMI

Angjelin Shkambi është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një zone banimi, pranë një dyqani lulesh, por askush nuk ka dëgjuar të shtëna. Mendohet se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ose autori ka përdorur silenciator.

MOTIVI I VRASJES

Angjelin Shkambi është ekzekutuar nga miku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh Shkambit. Viktima dhe autori i krimit njiheshin së bashku dhe se kanë pasur në disa raste marrëdhënie huaje financiare me njëri-tjetrin. Por ajo që e rëndon akoma dhe më tepër situatën është se autori i krimit Koçeku, kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Fushë-Krujës.

Koçeku ditën e hënë duhet të paraqitej patjetër të hënën në ambientet e burgut, por të dielën paradite ai ka ekzekutuar me armë zjarri ish-shokun e tij Angjelin Shkambi. Pas kryerjes së krimit brenda në makinën e Shkambit, autori i krimit është larguar në drejtim të paditur duke mos u arrestuar ende.

Prokuroria thotë se sherri mund të ketë agravuar në kohë, duke sjellë që Koçeku, të marrë lejë nga burgu, me synimin e vetëm për të ekzekutuar ish-shokun e tij Shkambi.

BACKGROUND/ KUSH ËSHTË ARTAN KOÇEKU?

Artan Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër.

28-vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë, u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thanijanë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

E shkuara kriminale e Koçekut nuk përfundon me kaq. Sëbashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë (Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.