E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina e djegur në Vlorë, motra e pronarit: Do të më marrë djalin, mund të jetë ish bashkjetuesi im
Publik News

Makina e djegur në Vlorë, motra e pronarit: Do të më marrë djalin, mund të jetë ish bashkjetuesi im

Saimira Hoxha, motra e personit që ju dogj automjeti në Vlorë ka folur për mediat këtë mëngjes dhe është munduar që të japë disa detaje në lidhje me atë se çfarë dyshon ajo dhe familjarët e saj ne lidhje me këtë ngjarje.

Ajo dyshon se mund të jetë ish bashkëjetuesi i saj që mund ti ketë vënë zjarrin makinës së vëllait, pasi është në proçes gjyqësor me të.

Ajo përjashton si pistë të mundëshme punën e të vëllait. Sipas saj, vëllai ska asnjë konflikt, as për shkak të detyrës pasi punon në kadastër. Pra dyshimet më të forta janë tek ish bashkëjetuesi që sipas Hoxhës kërkon ti marrë djalin duke sajuar e thënë se nuk është i sugurtë.

Ajo thotë gjithashtu se dyshimet e saj ka shprehur dhe policisë që po heton ngjarje

Ja intervista

 

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”,  në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.