Makina e ish ministrit Tahiri, “shitur” Habilajve nderron targe por perdorues jo, ata jane serish Artan dhe Moisi Habilaj.
AA003GB eshte bere AA900 NF serish Habilaj…dhe serish udhetime jashte vendit..
Makina e ish ministrit Tahiri, “shitur” Habilajve nderron targe por perdorues jo, ata jane serish Artan dhe Moisi Habilaj.
Jane pikerisht vellezerit Habilaj te cilet kane bere pagesat kur kane paguar siguracionin e mjetit. Policen e sigurimit qe ka ne fuqi mjeti e ka prere me 4 korrik.
Nderkohe ne qershor te ketij viti perdoruesit e Audit AA900NF (AA003GB) kane prere ne Korçe nje police sigurimi karton jeshil me shume gjase per udhetim jashte vendit dhe me afer prerjes se polices eshte per ne Greqi per periudhen 1 deri me 15 qershor. Mjeti tashme AA900NF (AA003GB) sipas shkresave ka numer shasie WAUZZZ4E79N005250 duke deshmuar se ndryshon siperfaqja jo brendia..
Ndoshta Prokuroria do te mundesoje verifikime me konkrete. Natyrisht nese nuk vazhdon te kerkoje targen e vjeter..(per ata qe sbesojne..)
Mësohet se pas çregjistrimit të targës AA003GB, makina është ritarguar, por nuk dihet vendodhja e saj.
Prokuroria e kërkon automjetin i cili mund të konsiderohet si një nga provat e hetimit të nisur, por nuk ka gjetur as makinën dhe as targën tashmë të famshme në gjithë Shqipërinë, por jo vetëm.
Basir Collaku
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



