Makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga, identifikohet viktima e aksidentit në Fier (EMRI)
Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur sot pasdite në aksin Cakran-Fier. “Panorama” mëson se i ndjeri është shtetasi Gramoz Aliaj, banues në Fier.

Shoferi 56-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit tip “Ford” rreth orës 16:50 duke dalë nga rruga dhe duke gjetur për pasojë vdekjen.
Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë që kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



