E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Makina luksoze që i iku postbllokut të policisë në Elbasan
Publik News

Makina luksoze që i iku postbllokut të policisë në Elbasan

Makina e sekuestruar

Forca të shumta të policisë “blinduan” ditën e djeshme Elbasanin, duke ngritur postblloqe në disa pika kryesore.

Por duket se këto pika kontrolli, që u ngritën pas vrasjes së vëllait të Talo Çelës, nuk kanë rezultuar efektive, pasi një makinë luksoze arriti t’i shpëtonte postbllokut. E megjithëse disa makina policie e ndoqën për disa çaste, dy personat që ndodheshin brenda arritën të shpëtonin duke braktisur makinën në lumin Shkumbin.

Policia mundi të sekuestrojë makinën “Porsche Cayenne”, e ndërsa mori në pyetje edhe pronarin, ky i fundit dha një përgjigje të çuditshme.

Pronari i makinës tha policisë se nuk e kishte idenë kush ishin personat, pasi makinën ua kishte dhënë me qira por pa bërë kontratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.